Kosta Rika provon një trajtim të ri për Covid-19

Nga Exit News
Kosta Rika provon një trajtim të ri për Covid-19

Kërkuesit në Kosta Rika do të nisin provat për një trajtim të koronavirusit të bazuar në antitrupat e marra nga kuajt, të cilëve i është injektuar Covid-19, raporton Reuters.

Ky trajtim nga Instituti Clodomiro Picado i Universitetit të Kosta Rikës, ilaçet e antitrupave të kuajve do të testohen në 26 pacientë nga mesi i shtatorit, tha presidenti i Fondit të Sigurimeve Shoqërore, Roman Macaya, që administron qendrat e shëndetit publik, tha Reuters.

Autoritetet e Kosta Rikës shpresojnë të jenë në gjendje të fillojnë zbatimin e trajtimit më gjerësisht në spitale nëse rezultatet e fazës 2 të studimit janë inkurajuese. Ka 471 pacientë në spitalet me koronavirus në Kosta Rika.

Kërkuesit e Kosta Rikës thanë se metoda për këtë trajtim është e bazuar në eksperiencën e përdorimit të antritrupave të kuajve për të zhvilluar serumin kundër helmimit të gjarpërinjve.

Ata morrën proteinat e virusit nga Kina dhe Britania dhe i injektuan ato në 6 nga 110 kuajve, që Instituti ka përdoru për testim.

Javë më pas, kur kafhët zhvilluan mjaftueshëm antitrupa, ata e morrën gjakundhe përdorën atitrupat nga plazma si material i pastër për serum.

Nëse kjo do të funksionojnë, kërkuesit thanë se ata duan të ndajnë trajtimin me qendrat shëndetësore të shteteve të varfra të SHBA-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>