KPA shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeleidi Hajro 

Nga Exit News
KPA shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeleidi Hajro 

Ish- kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeleidi Hajro u shkarkua të martën pasi Kolegji i Posacëm të Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK vendosi  më 10 qershor 2019 të shkarkojë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, me argumentin se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurisë.

Enkeledi Hajro ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si avokate shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Hajro ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit për ministrin e Drejtësisë (2011-2012) dhe ministrin e Brendshëm (2012-2013). Në vitin 2016, Hajro u zgjodh kryetare e Gjykatës së Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>