KPA vendos në 18 shtator për shkarkimin ose jo të Donika Prelës

Nga Exit News
KPA vendos në 18 shtator për shkarkimin ose jo të Donika Prelës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në 18 shtator marrjen e vendimit për shkarkimin ose jo të prokurores Donika Prela.

Donika Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, në një nga vendimet më të debatueshme të KPK-së.

Sikurse doli gjatë hetimit të vetingut, Donika Prela ka kryer, me shumë gjasa, evazion fiskal, duke mos paguar taksa për të ardhurat, ka kryer transaksione të dyshimta financiare, me gjasa të paligjshme, duke marrë disa herë hua pa kontratë, me para në dorë dhe nga njerëz që nuk i justifikojnë paratë, ka blerë dy apartamente nën çmimin e tregut dhe i ka shitur me fitim, për të cilin nuk ka paguar asnjëherë taksa.

Në prill 2019, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj. Sipas apelimit, Prela nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>