
Pika kufitare e Kapshticës, për kalimet nga Shqipëria në Greqi do të qendrojë e mbyllur deri më 8 mars, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërsa për kalimet nga Greqia në Shqipëri, pika kufitare do të funksionojë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Sipas MEPJ vendimi për shtyrjen e afati të hapjes së Kapshticës u morr nga qeveria greke si pasojë e numrave të lartë të të infektuarve në vend.