
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) morri sot dy vendime. KPK konfirmoi në detyrë drejtuesin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit Sandër Simoni dhe shkarkoi gjyqtaren e të njëjtës gjykatë, Marsela Balili.
KPK e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Sandër Simoni. Ai, në dhjetor të 2019, u emërua përkohësisht si kryetar në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë.
Ndërsa, gjyqtarja e krimeve të rënda Marsela Balili u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë. Zonja Balili u emërua përkohësisht në fund të dhjetorit në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë.