
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri.
Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Gjyqtarja Lluri u përball me KPK në 7 janar. Komisioni gjeti pamundësi financiare të gjyqtares blerjen e dy automjeteve dhe pasuritë e ish bashkëshortit të saj.
Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.