Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati.
Vendimi u dha të hënën nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Luzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Komisioni hodhi poshtë raportin negativ të ILDKPI-së për gjyqtaren Bezati. Sipas raportit, gjyqtarja kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.
KPK gjeti disa bilance negative në shumën 600 mijë lekë dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.
Ndërkohë KPK rrëzoi dhe një raport të DSIK-së, e cili e konsideroi të papërshtatshëm gjyqtare Bezati.
Iliba Bezati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës deri në vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës prej 15 vitesh