Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi nmë detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Fierit, Arta Duka.
Vendimi u dha nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komicin.
KPK nuk gjeti probleme në të treja kriteret e vlerësimit për gjyqtaren Duka.
Komisioni konstatoi se gjyqtarja Arta Duka ka deklaruar saktë pjesën e saj takuese 1/6 në pasurinë tokë bujqësore-plus truall me sipërfaqe totale 23 mijë e 433 m2 të përfituar prej Ligjit “Për Tokën” nga familja e origjinës në cilësinë e familjes bujqësore.
Gjithashtu KPK konstatoi se gjyqtarja ka pasur burime të ligjshme për krijimin e një gjendje cash në shumën 250 mijë lekë dhe për krijimin e llogarive bankare.
Duka u vlerësua pozitivisht dhe në kriterin e figurës dhe profesionalitetit.
Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e ka kryer këtë funksion për afro një dekadë. Së fundmi, ajo ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare e Apelit, ndërsa punon aktualisht si e komanduar pranë Apelit Korçë.