KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë  Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa (Bungo).

Komisioni nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Mihali. Për dy apartamente një në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë Komisioni u shpreh se ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare.

Komisioni evidentoi dyshime mbi një rast të mundshëm konflikti interesi në lidhje me një apartament të zotëruar nga prindërit e gjyqtares.

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>