KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Përmetit, Dritan Hasani

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Përmetit, Dritan Hasani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Përmetit, Dritan Hasani.

Vendimi u mor të mërkurën nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Lulzim Hamitaj.

Komisioni nuk gjeti probleme në kriterin e pasurisë, që përbëhej kryesisht nga kursime në llogarinë e pagës dhe as në atë të figures. KPK argumentoi se gjyqtari kishte jetuar deri së fundmi në një garsoniere me qira prej 15 mijë lekësh në muaj.

Gjithashtu ai u vlerësua pozitivisht në aspektin profesional dhe të figurës.

Hasani ka filluar punë si gjyqtar në vitin 2013 si praktikant në Gjykatën e Tiranës dhe më pas është transferuar në Përmet dhe së fundmi është komanduar në Gjykatën e Korçës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>