
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfrmoi në detyrë të premten gjyqtarin Genti Doçkollari.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.
KPK gjeti probleme me blerjen me çmim preferencial të një automjeti nga një mik i tij, ndërkohë që ai mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Genti Dokollari u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe stazhin e kreu në vitin 2014 në Gjykatën e Tiranës. Në këtë gjykatë ai është caktuar provizorisht deri në vitin 2017, ndërsa më vonë u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Prej vitit 2018, Dokollari e kryen funksionin si i caktuar provizorisht në Gjykatën e Kavajës. Dokollari ka aplikuar gjithashtu për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Paralelisht me funksionin si gjyqtar, ai është angazhuar edhe në mësimdhënie.