KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifiimit, KPK ka lënë në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Vendimi u shpall më 3 qershor, por ende nuk është zbardhur.

Nga analiza e kryer nga BIRN, gjyqtarri ka probleme me pasurinë. Ai nuk justifikon rritjen e pasurisë më 2006 dhe blerjen e një apartamenti banimi në vitin 2011 në bashkëpronësi me bashkëshorten, me sipërfaqe 125m2 dhe çmim 6,500,000 lekë.

Prona është përfituar me çmim të reduktuar për shkak të marrëdhënies së posaçme të bashkëshortes me palën shitëse. Si burim financimi ka shërbyer kredia me kushte lehtësuese prej 5,000,000 lekë dhe 1,500,000 lekë kursime familjare.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se vlera totale e pasurisë së patundshme përfshin edhe një apartament të rivlerësuar. Në vitin 2012 është bërë rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme apartament banimi i blerë për 6.5 milionë lekë dhe si rrjedhojë, vlera e pasurisë është rritur me 17,250,000 lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>