Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Marjeta Zaimi.
Vendimi u dha të martën nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Pamela Qirko.
Komisioni gjeti pasaktësi dhe mospërputhje si për kohën e pagesave ashtu edhe për vlerat e kësteve të paguara për një kredi të butë bankare prej 5 milionë lekësh. KPK gjeti se Zaimi nuk kishte deklaruar pagesën e këstit të tretë prej 23 mijë eurosh dhe as një ndihmë familjare për plotësimin e këtij kësti në vlerat e 8 mijë eurove dhe 250 mijë lekëve.
Komisioni gjeti dhe mospërputhje për deklarimet për çmimin e shitjes së apartamentit në Fier; fillimisht në vlerën e 3.1 milionë lekëve dhe më pas rreth 1.9 milionë lekë.
Në lidhje me profesionalitetin dhe figurën prokurorja u vlerësua pozitivisht.
Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Fierit dhe Tiranës