Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriano Dyrmishi.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Komisioni gjeti gjatë hetimit pamundësi për blerjen e një autoveture tip Audi në vitin 2015 kundrejt vlerës 500 mijë lekë.
Balanca negative u konstatua për shkak të mospërfshirjes së të kësaj shume në analizën financiare.
Prokurori Dyrmishi u vlerësua pozitivisht për profesionalitetin, ndërkohë DSIK hartoi një raport negativ për të.
KPK e hodhi poshtë raportin e DSIK si të pambështetur në prova.
Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.