KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Albert Murçaj

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Albert Murçaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të enjten prokurorin e Tiranës, Albert Murçaj.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftjan dhe Alma Faskaj.

Komsioni nuk gjeti problem me pasurinë e prokurorit Murçaj. KPK nuk evidentoi probleme me deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin  të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Ndërkohë baloanca financiara e të gjitha viteve rezultoi pozitive.

Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku.

Albert Murçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar gjithashtu si drejtues i Prokurorisë së Pukës, zv.drejtues dhe drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe është i emëruar në Prokurorinë e Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>