
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu me 1 shkurt procesin e vetingut për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Henrik Ligori pas dorëheqjes së tij.
Trupa gjykuese ndaj tij ishte e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja dhe Alma Faskaj.
KPK vendosi gjithashtu dhe përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vjet.
Në një seancë të mëparshme Komisioni lexoi letrën e dorëheqjes së prokurorit Ligori. Kjo praktikë erdhi si pasojë e një vendimi të KPA, i cili udhëzoi KPK të mos linte hapësira për interpretim në raste të tilla.
Prokurori Ligori nuk ishte i pranishëm në seancë.
Henrik Ligori e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe prej vitit 2004 ka mbajtur postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në vitin 2018, Ligori dha dorëheqjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi u emërua pedagog në Shkollën e Magjistraturës.