KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi

Nga Exit News
KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra, të martën, gjyqtarin e Tiranës, Niko Rapi, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Lulzim Hamitaj, Valbona sanxhaktari dhe Genta Bungo.

Gjatë hetimit administrativ, KPK ngriti dyshime për konflikt interesi  mes gjyqtarit Rapi dhe shoqërisë “Bregu sh.p.k”, gjatë kohës që ai ka qenë kryetar i gjykatës së Pogradecit.

Gjyqtari ka marr një hua prej 4 milionë lekësh nga kompania dhe ka përdorur makinën në pronësi të kompanisë.

Rapi e ka marrë huanë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 95 metër katrorë në Tiranë dhe të një garazhi.

Gjyqtari e ka blerë apartamentin nga një kompani tjetër, por KPK gjeti se kjo kompani përdorte kompaninë Bregu shpk për të ndërtuar në pogradec dhe kishin marrëdhënie punë të gjatë.

Këto gjetje, gjyqtari i kundërshtoi dhe tha se “nuk e kishte lejuar asnjëherë veten të kishte qenë në kushtet e konfliktit të interesit”.

KPK po ashtu gjeti se gjyqtari kishte udhëtuar njëherë bashkë më një avokat palë në procese gjyqësore të shqyrtuara nga Rapi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>