KPK shkarkon nga detyra gjyqëtarin Kreshnik Omari

KPK shkarkon nga detyra gjyqëtarin Kreshnik Omari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të martën nga detyra e gjyqëtarit të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Kreshnik Omarit.

Trupa gjykuese, e përbërë nga kryesuesi Olsi Komici dhe anëtarët Valbona Sanxhaktari e Xhensila Pine u mblodh në seancë disiplinore në 29 qershor, ku gjeti probleme me pasurinë e deklaruar nga Omari.

Ai nuk mund të argumentojë në mënyrë bindëse çeljen e një depozitë 135 mijë euro në vitin 2015, për të cilat kishte deklaruar si burim, të ardhurat nga emigracioni në Itali gjatë periudhës 1991-1995, si dhe pagat puna e tij avokat e gjyqtar dhe nga puna e ish-bashkëshortes, si avokate.

Sipas raportimit të Reporter.al, KPK-ja ka konsideruar ‘flamuj të kuq” transaksionet në prona të paluajtshme të kryera nga prindërit e subjektit. Ato dyshohen se mund të jenë pasuri të fshehura të gjyqtarit.

Kreshnik Omari ka punuar për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, qysh prej fillimit të punës në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 .

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>