Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.
Komisioni gjeti probleme në të treja kriteret e vlerësimit. KPK konstatoi se prindërit e ish-bashkëshortit të gjyqtares nuk kanë pasur burime për kursimin e vlerës 3.5 milionë lekë për blerjen e një apartamenti.
Komisioni u shpreh se gjyqtarja kishte gjykuar një çështje ku palë ishtë firma ndërtuese, me të cilën kishte lidhur kontratë shitje për apartamentin. KPK e konsideroi konflikt interesi.
Komisoni gjeti probleme në dokumentimin e pasurive të ish-bashkëshortit si dhe mungesën e burimeve financiare për krijimin e një depozite bankare.
Në lidhje me figurën DSIK hartoi një raport negativ për gjyqtaren Gjyzari, duke ngritur dyshime për përfshirjen e saj në veprime korruptive, si dhe për ndikim të paligjshëm të saj në sistemin gjyqësor. Ai e konsideroi të papërshtatshëm atë.
Gjithashtu KPK gjeti probleme në aspektin profesional të gjyqtares, ku në disa raste ka zbatuar gabim ligjin dhe vendimi i saj është hedhur poshtë nga gjykatat më të larta.