KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Mariana Shegani.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

ILDKPI-ja kishte hartuar një raport negativ për gjyqtaren. Sipas ILDKPI, gjyqtarja ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin, nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje pasurie por nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.

Ndërkohë KPK hetoi një apartament 113 metër katrorë, i blerë në tetor 2002 me vlerë 50,820 dollarë dhe i shitur në janar 2019. Apartamenti është blerë me kredi të marrë në 2003.Gjyqtarja deklaroi  se për mbulimin e kësteve ka shërbyer nje kredi nga e motra me vlerë 2 milionë lekë, e cila nuk është deklaruar në deklaratat periodike dhe në deklaratën veting dhe është shlyer mes viteve 2003-2008.

KPK-ja deklaroi se gjyqtarja Shegani nuk ka pasur burime të ligjshme në vlerën 1.6 milionë lekë dhe nuk ka deklaruar kredinë nga e motra, si dhe ripagimin e kësaj kredie gjatë viteve 2003-2008.

KPK konstatoi probleme në me të ardhurat nga qiradhënia e vjehrrës së gjyqtares që kishin shërbyer për një investim në pasuri të paluajtshme me vlerë 2.6 milionë lekë.

Komisioni konstatoi mosdeklarimin e gjendjes cash me vlerë 1 milionë lekë në vitin 2008, si dhe mungesa burimesh financiare ndër vite në vlerë 240 mijë lekë dhe 101 mijë lekë .

Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>