
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Zegjine Sollaku, për mosjustifik të pasurisë.
Trupa gjykuese, Xhensila Pine, Lulzim Hamitajn dhe Suela Zhegun gjetën se gjyqtarja nuk justifikonte 7 milionë lekë, blerjen e 6 apartamenteve dhe një makine. Ajo u shpreh se pasuritë janë vënë përmes punës private të bashkëshortit, ish-kryeprokurori Sollaku.
Zegjine Sollaku punoi gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.