
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi.
Sipas KPK, prokurorja Qirjaqi nuk arriti të justifikonte shumën rreth 7.7 milion lekë, të ardhura të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999.
Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 1990 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës.
Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës.