
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj.
Ajo u gjykuan nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.
Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.
Problemet me pasurinë e prokurores ishin një truall 276 metra katrorë i blerë në vitin 2003 dhe ndërtesa e ndërtuar mbi të sëbashku me të vëllain dhe një makinë e blerë në vitin 2004.