
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti.
Vendimi u dha të premten nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.
Komisioni gjeti probleme në kriterin e pasurisë së prokurorit Maksuti. KPK konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit –ish prokuror, noter dhe avokat.
Maksuti u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe profesionalitetit.
Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.