KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, Bledar Maksutin

Nga Exit News
KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, Bledar Maksutin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti.

Vendimi u dha të premten nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Komisioni gjeti probleme në kriterin e pasurisë së prokurorit Maksuti. KPK  konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit –ish prokuror, noter dhe avokat.

Maksuti u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe profesionalitetit.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>