
Komisioni i Pavarur i kualifikimit (KPK) shkarkoi sot (16 shtator), prokurorin e Tiranës Alket Mersini, për probleme me pasurinë.
Mersini ka hetuar 3 dosje të rëndësishme si: çështjen e pagimit të qëndrimit në hotelin luksoz në Spanjë të Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku nga kompania Fusha shpk; kallëzimit penal të Presidentit Meta kundër kryetarit të KED, Ardian Dvorani si dhe çështjen e dëmeve të tërmetit të 26 nentorit, ku u arrestuan 31 persona.