Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu seancën dëgjimore për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresaj Beçaj.
Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e KPK. Seanca dëgjimore për gjyqtare Beçaj ishte planifikuar për tu zhvilluar nesër.
Nuk dihen arsyet e shtyrtjes seancës dëgjimore.
Shpresa Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u emërua gjyqtare në Tiranë në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit të Tiranës.
Në vitin 2004, Beçaj u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Lartë ndërsa 4 vjet më pas u emërua kryetare e kësaj gjykate.