Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shtyu të premten seancën dëgjimore për prokurorin në Prokurorinë e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, pasi ai ishte i sëmurë.
Në një njoftim dërguar KPK, Çoçoli e kishte të pamundur të paraqitej, pasi ishte i sëmurë dhe gjendej në spital.
Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas një hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku për korrupsion.
Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli i ka hedhur poshtë akuzat.