Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, KPK ka vendosur ta zhvendosë punën e saj online.
Në një njoftim në faqen zyrtare, KPK shkruan se puna do të vijojë pa ndërprerje, por do të zhvendoset online:
“Gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.”
Të gjitha denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.