Drejtori i Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Kёrri, i ka dhënë një tender kompanisë së xhaxhait të tij.
Enti prokurues, Enti Kombëtar i Banesave, kishte përzgjedhur një tjetër konkurues, por Drejtori Kërri e ka shfuqizuar vendimin e Entit dhe me një vendim të KPP-së ka shpallur fitues kompaninë që ka për administrator xhaxhin e tij.
Kompania e preferuar nga Kërri kishte paraqitur ofertën më të lartë në shumën 74 milionë lekë, rreth 40 milionë lekë më të lartë se ofertat e tjera.
KPP dhe drejtori Kёrri nuk kanё dhёnё asnjё sqarim nё lidhje mё kёtё vendim.