
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka bërë thirrje partive politike të mos përdorim gjuhën e ashpër dhe sjelljen konfliktuale.
Sjellja dhe gjuha e politikanëve “ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë”, shkruan KQZ në një njoftim për shtyp.
“Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit”, thekson KQZ.
KQZ i bëri thirrje edhe zyrtarëve pjesë e listave për deputet “që të ndajnë anagzhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës”.