KQZ apel qytetarëve: Verifikoni qendrën e votimit, rinovoni kartat e identitetit

Nga Exit News
KQZ apel qytetarëve: Verifikoni qendrën e votimit, rinovoni kartat e identitetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë qendrën e votimit dhe të rinovojnë kartën e identitetit.

Përmes një njoftimi për mediat KQZ shkruan se të gjithë qytetarët mund të drejtohen tek faqja zyrtare e KQZ-së ose te Ministria e Brendshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së  ëëë.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme  ëëë.mb.gov.al.

Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.”

KQZ shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit “synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.”

Shqipëria filloi përdorimin e pasaportave dhe ID-ve biometrike në vitin 2009, dhe çdo dokument vlen për 10 vjet. Në vitet 2019-2020 një numër i madh pasaportash dhe kartash identiteti kanë skaduar dhe duhen rinovuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>