
Votimi dhe numërimi elektronik do të testohen për herë të parë në zonën zgjedhore numër 40, në Tiranë. Vendimi u morr të martën nga Komisioni Rregullator i KQZ-së.
Ai përcakton kushtet për tu përzgjedhur operator Teknik dhe detyrat e tij gjatë ditës së zgjedhjeve.
PD propozoi zbatimin e projektit pilot në Korçë dhe në Fier. LSI propozoi qarkun e Tiranës dhe Korçës. Por në fund u miratua kërkesa e PS e cila kërkoi që projekti të zbatohej vetëm në një zonë të Tiranës për shkak të kostove të larta.
Partitë politike ranë dakord më 5 qershor që në zgjedhjet e 2021, të testohej numërimi dhe votimi elektronik në një zonë të Shqipërisë.
Opozita kërkoi fillimisht që projekti të zbatohej në gjithë vendin por u tërhoq pasi kjo do të kërkonte shumë kohë dhe burime financiare.
Ndërkohë që në zgjedhjet e prillit në të gjithë vendin do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve para votimit.