Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar të hënën 12 kandidatë për deputet për një verifikim më të thelluar.
KQZ ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputet, ku ka emra na lista e PS, PD, LSI dhe disa partive të tjera si Partia Social Demokrate dhe koalicioni ABEOK.
Ata do t’i nënshtrohen një verifikimi të mëtejshëm nëse kanë pasur ose kanë probleme me ligjin.
Mes tyre është edhe emri i Tom Doshit nga partia Social Demokrate, i cili më herë shkaktoi debate për kandidimin e tij.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD sepse SHBA-të kanë ndaluar hyrjen e kryetarit të saj Tom Doshi në Amerikë.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të mos regjistrojë persona që i ndalohet hyrja në SHBA. Ajo publikoi në Twitter, vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, DASH, për ndalimin e hyrjes së Doshit në SHBA.
Më herët Kryekomisioneri i KQZ-së Celibashin tha se verifikimet për Tom Doshin do të vazhdojnë, por tani për tani nuk ka asnjë ndalesë për regjistrimin e tij. Ndërsa tani KQZ po kryen një verifikim më të thelluar për Doshin dhe 11 kandidatë të tjerë.
Koalicioni ABEOK:
Altin Gjeloshaj
Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
Agron Kapllanaj
Gentjan Muca
Rezart Tusha
Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
Kleo Murataj
Tom Doshi
Partia Socialiste:
Artan Bitri
Halim Dauti
Leonard Beqiri