Drejtori i shkollës së mesme ‘Shën Meri’ në Kukës u gjobit me 5 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka lejuar një aktivitet elektoral brenda ambienteve mësimore.
Vendimi u morr nga KQZ, të hënën, pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”.
Drejtori i shkollës lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, deputete e PS-së.
Vetë Celibashi deklaroi se drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton.