KQZ: Do ndjekim shembullin e Kosovës për votimin e personave të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
KQZ: Do ndjekim shembullin e Kosovës për votimin e personave të infektuar me Covid-19

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka deklaroi se Shqipëria mund të ndjekë shembullin e Kosovës në lidhje me votimin e të infektuarve me Covid-19.

Në një intervistë për Report Tv, Caka u shpreh se ende nuk ka një vendim për votimin e këtyre qytetarëve.

Po diskutojmë, por është e pamundur që vetëm ky institucion të gjejnë zgjidhje për këtë situatën, është e normuar nga Komisioni i Ekspertëve që personat që janë me COVID në periudhën që kanë këtë sëmundje duhet të jenë të karantinuar, po diskutohet që të gjendet një zgjidhje, por ne të vetëm e kemi të pamundur që të gjejmë një zgjidhje”

Në Kosovë, rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve, kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren për t’u mundësuar të drejtën e votës në shtëpi personave dhe familjarëve të prekur nga COVID-19 në Kosovë, të cilët për shkak të infektimit janë detyruar të izolohen.

Rama lajmëroi se Komiteti Teknik po harton një manual për zbatimin e rregullave antiCovid19 për fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Të martën, 12 mjek i dërguan një letër institucioneve dhe partive politike me këshilla se si duhet të zbatohet rregullat antiCovid19

Në vend ka aktualisht 35,207 të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>