Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur dot për të tretën herë të marrë një vendim lidhur me kërkesën e një grupi qytetarësh për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
KQZ nuk mori dot vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimarrjes.
Grupi i qytetarëve shprehu zhgënjimin për zvarritjen e këtij procesi, por u shpreh i vendosur për të vazhduar me kërkesën e tyre:
“Sërish sot KQZ nuk mori dot vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimarjes, duke nxjerrë në pah problemet e rënda që kane kapur edhe këtë Institucion.
Ky vendim pa vendim as nuk mund të ankimohet, pasi edhe Kolegji Zgjedhor si dhe Gjykata Kushtetuese nuk funksionojnë.
Ne sërish do ushtrojmë të drejtën tonë referendarë qoftë dhe për të mundësuar aprovimin e Ligjit për Referendumet, pikërisht për t’i kthyer shqiptarve të drejtën më elementare atë të ushtrimit të sovranitetit kombëtar që ja u garanton Kushtetuta.”