Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i kërkoi Ministrisë së Brendshme të shtyjë afatin e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave.
Përmes një postimi në Twitter, Celibashi shkruan:
“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në 25 Prill 2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik”
Më herët të njëjtën kërkesë bëri dhe presidenti Ilir Meta ndaj Kuvendit dhe qeverisë.