
Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i KQZ-së, tha për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews se i takon KQZ-së të mundësojë votimin për emigrantët shqiptarë në botë.
“Politika, si për mirë edhe për keq, ka mbaruar punë me votën e emigrantëve. Kjo është vetëm në dorë të KQZ-së,” u shpreh ai.
Kryekomisioneri nuk dha siguri se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 jashtë territorit të Shqipërisë, por tha KQZ është duke “punuar 24/7 për këtë çështje dhe shumë të tjera”.
“Janë në diskutim të gjitha opsionet. Ne po diskutojmë se si do të bëhet regjistrimi, identifikimi, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit të zgjedhjeve”, shtoi Celibashi.