
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ ka kërkuar të martën 24 orë kohë për modelin përfundimtar të fletës së votimit.
Mbledhja e KQZ është mbyllur pa asnjë vendim për fletën e votimit. Kreu i KQZ Ilirian Celibashi ka kërkuar 24 orë kohë për të sjellë sërish një version konkret të fletës së votimit.
Gjatë mbledhjes raportohet se Celibashi ka dërguar 3 variante të fletës së votimit.
Pikëpyetje më janë ngritur për votimin e kandidatëve për deputet, nëse do të jenë me numra apo me emra.
Mbledhja është shoqëruar me debate. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridjan Salianji ka kërkuar nga të gjithë anëtrët e KQZ që të çohen nga tavolina dhe “të ulet Celibashi pasi është kompetencë e tij”.
Përfaqësuesi i PD në KQZ Ivi Kaso ka kërkuar që akti të kthehet për saktësim tek komisioneri.
“Të jetë i saktë dhe i qartë akti”, ka thënë Kaso.