Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar të martën drejtorit të Gjendjes Civile numrin e votuesve, të cilëve ju ka skaduar afati i kartës së identitetit.
Përmes një letre zyrtare, KQZ Ilirjan Celibashi kërkon informacion mbi numrin e tyre deri në momentin e kthimit të përgjigjes nga Gjendja Civile.
“Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.”
Nga ana tjetër, KQZ kërkon informacion për numrin e realizimit të kërkesave të votuesve për rinovim të kartës së identitetit ose pasaportës deri në datën 25 Prill.