KQZ kërkon informacion për regjistrimin e adresave të qytetarëve

Nga Exit News
KQZ kërkon informacion për regjistrimin e adresave të qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile infromacion për listat e votuesve.

Pëmes një letre të dërguar më 7 dhjetor, KQZ i ka kërkuar Gjendjes Civile për herë të dytë numrin e banorëve të tri qarqeve, Gjirokastër, Tiranë dhe Dibër, pas ankesave të partive politike për lëvizje të qytetarëve gjatë muajve të fundit.

Sipas numrit të votuesve të dërguar nga Gjendja Civile tek KQZ, më 27 nëntor, kjo e fundit vendoi heqjen e një mandate për deputet Gjirokastrës dhe Dibrës dhe shtimin e dy mandate në Tiranë.

Gjithashtu, KQZ ka kërkuar informacion në lidhje me ndryshimin e banesave të qytetarëve, mënyrat e regjistrimit të tyre si votues, aplikimin për document identifikimi, pas denoncimeve të vazhdueshme të PD-së se qeveria ka ndryshuar adresa banimi pa dijenin e personave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>