Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka konfirmuar kandidaturën e Zef Hilës, pas verifikimit të figurës të kryer nga tre institucione, drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Zef Hila u shpall u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkodrës, u shpreh sekretari i KQZ Ylli Merkaj. Ai shtoi se:
“Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet”.
Zef Hila ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës u shkarkua nga qeveria në qershor 2019, me justifikimin e ndalimit të zhvillimit të zgjedhjeve në zonën e tij. Ky vendim u i qeverisë u konsiderua si hakmarrje nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Zef Hil u zgjodh deputeti PD-së, në listën e Shkodres, më 25 prill.