
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur kthimin pas të listave të deputetëve të 4 partive, për mos plotësim dokumentacioni.
Sipas njoftimit të KQZ-së, partitë ‑ Lëvizja e Re, Arjan Galdini; Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku; Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli; Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi‑ duhet të korrigjojnë dokumentacionin dhe ta dërgojnë sërish në KQZ.
Më 8 mars, partitë politike dorëzuan listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. KQZ tani ka nisur verifikimin e dokumenatve të kandidatëve dhe të formularit të dekriminalizimit.