
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi tē lerë në detyrë kryebashkialun e Matit Agron Malaj.
Me 5 vota pro, KQZ vendosi se Malaj duhet të vazhdojë detyrën pasi nuk ndodhet në kushtet e ndalimit të përcaktuara në ligjin e dekriminalizimit.
Siç Exit News ka shkruar më parë, Agron Malaj ka qënë i dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve të prokurorisë, të gjitha këto detaje janë bërë publike dhe nga vetë Malaj në formularin e vetëdeklarimit, por KQZ nuk e ka ndaluar atë nga kandidimi.