
Komisioni Qendror miratoi rezultatet përfundimtare të qendrave të votimit në 11 qarqe, në mbledhjen e sotme, 4 maj. Subjektet politike kanë 5 ditë afat për të ankimuar rezultatet e miratuara nga KQZ.
Më 1 maj, KQZ miratoi rezultatet përfudnimtare për qarkun e Kukësit.
Partia Demokratike, PD ka ngritur një komision të brendshëm për mbledhjen e fakteve për vjedhjen e votave nga Partia Socialiste, PS. Kryedemokrati Basha u shpreh, të hënën, se nuk do t’i njohi këto zgjedhje.
Ndërkohë edhe shefja e misionit të OSBE-së Ursula Gacek ka takuar Bashën dhe Ramën për të diskutuar mbi zgjedhjet.