Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar kandidatin e pavarur Plarent Aleksit për zgjedhjet e 25 Prillit. Sekretari i KQZ-së u shpreh se dokumentacioni i dorëzuar nga Aleksi nuk ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Pas raportimit, Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosi ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit.
“Bazuar në relatimin e bërë nga administrate, vendos të refuzojë kërkesën për regjistrimi të Plarent Aleksit si kandidat në qarkun e Beratit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda tre ditësh”, u shpreh Celibashi, gjatë mbledhjes së të enjtes.
Ndërkohë, KQZ regjistroi si kandidat të pavarur Pal Shkambin.
KQZ miratoi edhe listat e kandidatëve të paraqitura nga Aleanca Demokracia e Re, Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindja Demokratike.