KQZ ndërron vëzhguesit në KZAZ 30, Tiranë

Nga Exit News
KQZ ndërron vëzhguesit në KZAZ 30, Tiranë

KQZ akreditojë vëzhguesë të rinj në KZAZ-në, në shkollën ‘1Maj’.

Njoftimin e dha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi nga KZAZ-në numër 30, në Tiranë, ku dy persona të paidentifikuar dhunuan numëruesit e PD-së.

“Incidenti që ka ndodhur ka acaruar situatën. Kemi vendosur shfuqizimin e akreditimeve për çdo vëzhgues për ketë KZAZ. Kemi dhënë akreditime për vëzhgues të rinj”, u shpreh ai për median.

Celibashi njoftoi edhe se “në KZAZ do të jenë të pranishëm vetëm media, numëruesit dhe vëzhguesit e rinj”.

Në këtë KZAZ, numërimi do të pezullohet për 4 orë. Komisionerët dhe numëruesit do të marrin pushim.

Policia po heton se kush ishin dy personat që krijuan incidentin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>