Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e re të mandateve sipas zonave zgjedhore.
Në projektvendimin e KQZ, sqarohet se për shkak të ndryshimit të numrit popullsisë duhet të ribëhet shpërndarja e mandateve. Në bazët të formulës së re të përllogaritjes nga kqz numri mesatar i votave në rang republike për 1 deputet është 32464 vota.
Sipas shpërndarjes së propozuar qarqet që ndryshojnë janë Tiranë, Dibër, Gjirikastër. Shpërndarja e re e mandative është si më poshtë:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate