
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka formuar grupin e punës që do të merret me identifikimin biometrik dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.
Grupi përbëhet nga shtatë anëtarë: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Drejtori juridik i KQZ-së dhe dy ekspertë të jashtëm të IT.
Puna për teknologjinë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisionerja Shtetëror e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e zgjedhur nga Partia Demokratike.
Detyrat kryesore të grupit të punës janë:
- Të vlerësojë mundësitë për përdorimin e sistemeve teknologjike në zgjedhjet e 25 prillit;
- Të bëhë një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare të përfshirjes së teknologjisë në zgjedhje;
- Të gjejë një sërë subjektesh të cilët mund të zhvillojnë këto sisteme dhe zgjidhje teknologjike.
Në fund të punës, grupi i punës duhet të përgatitet një raport për Komisionerin e Zgjedhjeve.